Ukrainasi Jarmolenko i pamundur të luajë, Uest Hemi i bën dedikim prekës!

Futbollistët e skuadrës londineze dolën në fushë të veshur të gjithë me fanelën me numrin 7 të Andrij Jarmolenkos, në prag të ndeshjes së Premier Ligës ndaj Uolvesit. Ata ishin në nxemje me bluzën me numrin 7 të futbollistit ukrainas, si gjest mbështetjeje ndaj tij për luftën që po zhvillohet në Ukrainë, pas sulmit të ushtrisë ruse. Vetë Jarmolenko nuk ishte në ekip për këtë ndeshje (fituar 1-0 nga Uest Hemi), por padyshim që duhet ta ketë vlerësuar veprimin. Në të gjithë Europën ka pasur mbështetje për popullin ukrainas, ndërsa luftimet vazhdojnë në Kiev, Harkiv dhe zona të tjera të vendit.

Sfidanti.al