Polonia e Suedia, ndoshta do të detyrohen të luajnë ndaj Rusisë!

Propozimi dhe vendimi i Federatës Polake të Futbollit ishte i tillë që kombëtarja bardhekuqe nuk do të luante ndaj përfaqësueses ruse në plej ofin e Kupës së Botës. Në këtë mendje ishte edhe Suedia, ndoshta edhe Republika Çeke, por duket se FIFA dhe UEFA mendojnë ndryshe. Pavarësisht nga sulmi rus në Ukrainë, arsye që nxiti polakët për të refuzuar përballjen me Rusinë, rregullorja nuk parashikon këtë lloj zgjidhjeje, pra për të mos luajtur për shkak të një konflikti ushtarak. Kjo mund të ndodhë vetëm për ndonjë “shkak madhor”, ndërsa Polonia mund ta humbasë ndeshjen në tavolinë dhe të paguajë dëmshpërblim ndaj Federatës Ruse.

Sfidanti.al