Irvingu e tregon veten me të fortët, 38 pikë në fitoren ndaj Adetokumbos!

Ka luajtur vetëm 15 ndeshje këtë sezon, dhe nuk i lejohet që të jetë në ndeshjet në shtëpi, por gjithsesi po e tregon veten se është vendimtar. Kajri Irving ishte heroi në fitoren e vështirë, por të madhe të Bruklinit në fushën e Miluokit, duke shënuar 38 pikë. Edhe pse Harden është larguar për tek Filadelfia, dhe Durant është i dëmtuar, mjaftoi Irvingu në Arenën e kampionëve përballë Janis Adetokumbos. Basketbollisti me numrin 11 pati edhe 5 topa në tabela, 5 asiste dhe 2 vjedhje topi. Ai u ndihmua nga Dramond me 20 pikë dhe 12 topa në tabela, Seth Kërri me 19 pikë dhe Brus Braun me 18 pikë. Adetokumbo shënoi 29 pikë, kapi 14 topa në tabela dhe 6 asiste, por gaboi shpesh për tri pikë. Midëllton shtoi 25 pikë dhe 7 asistë, ndërsa Portis pati 30 pikë e 12 topa në tabela.

Sfidanti.al