Lacio ka ndalur Napolin në një ndeshje tepër pikante, ku Hamçik me shokë nuk kanë mundur të hedhin në tapet, siç kishin menduar, Lacion që ka bërë një lojë të mençur taktikisht. Për sulmuesin Keita nuk është thejshtë një barazim, por më shumë se kea, një provë se ekipi mund të qëndrojë për 90 minuta në shinat e duhura.
Për kapitenin e Napolit, Marek Hamçik ka një shije tjetër: “ Sigurisht që mund të bënim më shumë, por pas golit që shënuam, shumë shpejt e pësuam. Vetëm pas një minute dhe ky është një episod që flet shumë. Kërkojmë gjithnjë të bëjmë lojën tonë dhe e dinim se Lacio është një skuadër e pasur me kundërsulmuesë si Anderson dhe Keita. Ata janë shumë të rrezikshëm, bile aq sa mund të them se janë si dy motoçikleta”.