Frank De Bur është e kaluara, Veki është e përkohëshmja, ndërsa janë tre kandidatët për stolin e Interit. “Dhëndurët” quhen Stefano Pioli, Xhanfranko Xola dhe Marselinjo. Dy janë italianë dhe njëri spanjoll. Takimet në Milano kanë qenë intensive, por bosi i ri, Suning, nuk ka arritur të marrë një vendim. Gjithsesi, gjithçka do të zgjidhet brenda pak orëve.
Suning dhe drejtues të tjerë zikaltër kanë marrë në intervistë, kandidatët. Më herët Stefano Piolin, pastaj Marselinjon, dhe papritur ka dalë në skenë emri i Xolës. Duket se tek Interi nuk veprohet si në klubet e tjerë të futbollit, pra zgjedhja e trajnerit nuk do të jetë thjesht mbi baza teknike.
Është edhe më shumë një çështje ekuilibrash të brendshëm. Duket se ka një klan italian, është Erik Tohir, si dhe është Suning me kinezët. Suning me delegacionin e tij ka takuar në Milano italianët, Gardini, Auzilio dhe zv. presidentin argjentinas Zaneti. “La Gazeta delo Sport” shkruan se në garë janë edhe dy trajnerë të tjerë, Gus Hidink dhe Marko Silva.
B. Kuka