Të dy e njohin mirë njëri-tjetrin, pasi kanë qenë në një skuadër. Antonio Konte ka qenë trajner i Juventusit dhe Pol Pogba mesfushor i “Zonjës së Vjetër”, në një periudhë të lënë pas prej të paktën 6 vjetësh, por kujtimet mbeten dhe ëndrrat ekzistojnë. Trajneri i Interit, sipas lajmeve, po mendon për kampionin e botës, dhe shpreson të përfitojë nga konfliktet e Mançester Junajtidit me agjentin e tij, Mino Raiola, për t’ia kaluar Juventusit, dhe për ta pasur sërish për vete.
Operacioni për kartonin e francezit mund të arrijë në 90 milionë euro, diçka normale për momentin që po kalon mesfushori, ndërsa rroga sipas “Deili Meilit” do të jetë rreth 12 milionë euro në sezon. Revista italiane, “Panorama”, së cilës i referohet tabloidi britanik, thotë se Interi tani është favorit për të marër Pogbanë, pasi Konte ka ndikim jo të vogël, dhe po ashtu drejtori Bepe Marota. Besohet se Reali nuk është më edhe aq i interesuar për 26-vjeçarin, një vendim ndoshta i presidentit Perez, dhe i pranuar nga trajneri Zidan.
Sfidanti.al