Leverkuseni e quajti pikërisht të tillë, si lojtarin më premtues që i ka ardhur klubit në shekullin e 21-të. Kai Haverc është në listën e dëshirave të Bajernit, Barcelonës dhe Realit, ndërsa për 3 vjet me radhë po fluturonte në lartësi të reja në Bundesligë. Ai u bë më i riu futbollist në kampionatin gjerman që arrinte 100 ndeshje, por gjysma e parë e këtij sezoni ishte shumë e vështirë. Në ndeshjen e fundit të Bundesligës në dhjetor, humbje 0-1 me Hertën, për herë të parë Haverci u vërshëllye nga tifozët, ndërsa në fazën e parë ka shënuar vetëm 2 gola e ka shërbyer vetëm 1 asist.
Bajeri synon që 20-vjeçari të kthehet në formë sa më shpejt, për ta ndihmuar në fazën e dytë të sezonit, por edhe për të mbajtur lart shifrat e kartonit të tij, nëse do të vendoset fati për t’u larguar nga “BayArena”. Leverkuseni shpreson të fitojë 100 milionë euro të paktën, por për këtë duhet një rendiment-super nga Haverci. Shpresa është që minifaza përgatitore në La Manga të Spanjës ta ndihmojë që të gjejë vetveten.
Sfidanti.al