Monako tundon Sarrin, gati t’i ofroje 6 milione Euro ne sezon

Mauricio Sarri ka deklaruar gjithnje se nuk mendon per te ardhmen pasi eshte i perqendruar ne fitimin e titullit me Serine A, por do te vije dita qe ai do te mund te beje nje zgjedhje. Ndersa presidenti i Napolit, De Laurentis po punon per te rinovuar kontraten me te qe ka nje klauzole prej 8 milione Euro, nga jashte Italise vijne oferta vertet tunduese per te.

Me konkretisht, nje oferte per Sarrin duket se ka ardhur nga Ligue 1, nga Monako. Mesohet se klubi nga principata ka pergatitur per trajnerin italian nje kontrate 2 vjeçare me page prej 6 milione Euro ne sezon. Nje shifer kjo e rendesishme per nje person qe nje vit me pare e kushte deklaruar se paraja ka rendesine e saj pasi ai asnjehere nuk ka jetuar ne luks.

Sfidanti.al