Liverpul, sulmohet autobusi i Mançester Sitit, Guardiola terbohet

‘Stuhia’ qe Mançester Siti perjetoi ne fushen e lojes ne Anfield ndaj Liverpulit pati nje prog anormal me rruget e qytetit. Pak minuta perpara ndeshjes u sulmua nga tifozet e The Reds te cilet hodhen kanaçe e shishe birre dhe tymosese me ngjyre te kuqe duke bere qe e gjithe skuadra e Mançester Sitit te mberthehet nga paniku. Autobusi u demtua aq shume sa u zevendesua ne fundin e takimit.

Ne videon e publikuar nga nje prej asistentet e Guardioles shihet qarte ajo çfare vuajten lojtaret e stafi teknik, nderkohe qe UEFA ka hapur hetimet per ate çfare ndodhi.

Nderkaq trajneri Guardiola ne konferencen per shtyp pas ndeshjes nuk e fshehu aspak irritimin e tij per ate çfare ndodhi. ‘Policia e dinte se çfare do te ndodhte dhe as nuk u perpoq qe te mbante situaten ne kontroll-tha Guardiola-autobusi u shkaterrua, nuk prisja qe nje klub prestigjioz si Liverpuli te lejonte te ndodhte kjo. Sigurisht, nuk eshte faji i klubit, por i personave. Shpresoj qe te mos perseritet me dicka e tille’.

Sfidanti.al