Kristiano Abati u kthye në shtëpi. Ky portier italian që vetëm para një viti u largua nga klubi, duke i dhënë fund karrierës së tij si lojtar, duket se nuk mund të bëjë pa Milanin, kështu që “rosonerët” i siguruan atij një funksion të ri, atë të menaxherit të klubit dhe marrëveshja përkatëse, tanimë, u nënshkrua ditët e fundit. Abiati luajti tetë sezone me Milanin, duke fituar një Ligë Kampionësh, tre tituj kampioni në Serinë A dhe një Kupë Italie. Funksioni i tij i ri presupozon lidhjen mes kryesisë së klubit dhe lojtarëve.