Bullgarët me premio prej 100 000 eurosh për fitoren ndaj Holandës

Pjesëtarët e përfaqësueses së Bullgarisë do të ndajnë midis tyre premion prej 100 000 eurosh për fitoren kundër Holandës në Grupin A kualifikues të Kupës së Botës Rusi-2018. Sipas një marrëveshjeje të arritur mes krerëve të Federatës bullgare të Futbollit, lojtarëve të përfaqësueses së Bullgarisë do t’u jepen 100 000 euro për çdo fitore kundër tre ekipeve favoritë të Grupit A, Francës, Suedisë dhe Holandës. Në ndeshjen e parë mes Bullgarisë dhe Holandës që u luajt në Sofia, sulmuesi bullgar, Spas Delev, i befasoi “tulipanët” me dy golat e tij, duke i dhënë ekipit bullgar një fitore të vlefshme dhe, tani, edhe 100 000 euro!

Sfidanti.al