Milan, zbrazet infermieria, Romanjoli e Donaruma gati për Parmën

Milani përvec 3 pikëve të marra në ndeshjen me Lazion merr edhe 3 lajme të mira nga infermieria. Në dispozicion të trajnerit Gatuzo do të jenë si Romanjoli ashtu edhe Kalabria, të cilëve do t’u bashkohet edhe portieri Xhanluixhi Donaruma për të përforcuar repartin e prapavijës në momentin më vendimtar për një vend në zonën Champions.

Problemet e shfaqur në kofshën e djathë te Romanjoli nuk e shqetësojnë shumë stafin mjekësor të Milanit, por gjithsesi kapiteni do t’i nënshtrohet terapisë për të qenë gati për ndeshjen e së shtunës. E njëjta situatë është edhe për Kalabrian që mori një goditje në këmbë në sfidën me Lazion me Gatuzon që e zëvendësoi për të mos rrezikuar më shumë me të.

Ka shumë optimizëm edhe në rastin e Donarumës, madje vetë trajneri i Milanit la të kuptohet pas ndeshjes me bardhekaltrit se portieri 20 vjecar ishte gati për të luajtur sfidën e radhës, por që nuk u aktivizua, edhe në këtë rast si për Romanjolin për të mos rrezikuar.

Ndryshe është gjendja e Paketa për të cilin do të duhet pak më shumë kohë me futbollistin që është duke u përmirësuar dhe se do të nisë punën në rërë, por gjithcka do të varet nëse do të ndjejë apo jo dhimbje. Për brazilianin, objektivi është që ai të jetë gati për sfidën e 28 prillit me Torinon.

sfidanti.al