Kievo, rënia nga kategoria si kualifikimi në Champions, fiton 25 mln Euro

Humbja në shtëpi me Napolin solli rënien matematikore të Kievos në Serinë B pas 11 sezonesh, po mekanizmat e kampionatit italian mund t’i dhurojnë mundësinë e një rikthim të shpejtë në Serinë A. në fakt në arkat e klubit veronez janë gati të hyjnë 25 milionë Euro që përbëjnë të famshmen ‘parashutë’ që Federata Italiane e Futbollit ua akordon skuadrave që bien një kategori më poshtë.

Secila prej skuadrave ka të drejtën e një dëmshpërblimi në rast të rënies nga kategoria sigurisht në bazë të kohës së qëndrimit në Serinë A në vitet e fundit. Në këtë pikë ekzistojnë 3 alternativa; ajo e skuadrave që bien pas vetëm një sezoni qëndrimi në Serie A që parashikon një dëmshpërblim 10 milionë Euro, alternativa e klubeve që bien në serinë B pas 2 sezonesh aktivizimi në Serinë A me dëmshpërblim prej 15 milionë Euro dhe së fundmi janë skuadrat që kanë qëndruar në Serinë A në 3 nga 4 vitet e fundit edhe nëse nuk ka ndodhur për vite radhazi që marrin shpërblim prej 25 milionë Eurosh

Kievo hyn te skuadrat e alternativës C kështu që do të përfitojë buxhetin maksimal. por kjo shifër nuk është ende përfundimtare sepse kuota totale për të treja këto alternativa nuk mund të kalojë vlerën e 60 milionë Eurovë. nëse kjo ndodh atëher do të ketë një ridimensionim të shifrave të këtij dëmshpërblimi.
Nëse kampionati do të mbyllej sot, Kievo do të përfitonte 25 milionë Eurot duke qenë se në vendin e parafundit dhe të tretin nga fundi janë Frozinone dhe Empoli. por duke qenë se lufta për mbijetesë përfshin edhe skuadra si Bolonja, udineze dhe Xhenoa, shifra për veronezët mund të ridimensionohet

sfidanti.al