Kjo javë është e rekordeve të të ardhurave të arkëtuara nga San Siro. në mesjavë, ishte Interi që e vendosi një të tillë për ndeshjen e Ligës së Kampioneve me 5.9 milionë Euro të përfituara nga shitja e 78 mijë biletave. tani i erdhi radha Milanit që të bëjë dicka të tillë. kuqezinjtë do të luajnë ndaj Juventusit dhe kanë mundur të përfitojnë 4.9 milionë Euro nga shitja e mbi 70 mijë biletave.
Pengesa e vetme për shitjen e të gjitha biletave është bërë tarifa e tyre prej 75 Euro për vendet e unazës së tretë e destinuar për tifozët juventinë, duke bërë që këra të fundit të ankohen dhe të mendojnë që të mos shkojnë në San Siro. Nëse në fund ata do të ndërrojnë mendje, atëherë, Milani mund të thyejë rekordin e tij të të ardhurave nga shitja e biletave dhe të arrijë në kuotën e 5 milionë Eurove.
sfidanti.al