E hena ishte dita e Paolo Maldinit. Legjenda e Milanit por edhe e futbollit italian eshte prezantuar si Drejtori i ri Strategjik i klubit. Emocionet e perfshine te gjithin 50 vjeçarin i cili rikthehet ne ate qe quhet shtepia e tij, Milani, pas 9 vitesh.
‘Nuk e kam refuzuar asnjehere Milanin pa biseduar me pare-tha Maldini kur u pyet se cfare e bindi ate te marre persiper kete detyre-me Barbara Berluskonin, diskutimet nuk shkuan aq mire, ndersa pronaret kineze nuk e kishin percaktuar rolin perfundimisht. Tani situata eshte ndryshe. Leonardo me prezantoi projekti dhe pronaret e rinj me shpjeguan ate cfare duan te bejne. Besoj te ky projekt dhe jam i kenaqur qe jam pjese e tij’.
Sfidanti.al