Mblodhi mendjen me Ligën e Kampioneve; Inter, plane për sezonin e ri

Interi e mblodhi mendjen me Ligën e Kampioneve duke e siguruar pjesëmarrjen pas asaj ndeshjeje dramatike me Lazion në fundjavë. tani te klubi zikaltër ka ardhur koha për të menduar për sezonin e ri dhe të vihet në jetë plani i tij. Plan që nis pikërisht nga Luçano Spaleti.

Trajneri italian do të rinovojë kontratën me milanezët deri në 2021 kontratë që do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij. Por nuk është vetëm Spalletti në qendër të projektit të ri të Interit. Drejtuesit e klubit milanez kanë në vëmendjen e tyre edhe kapitenin Mauro Ikardi, edhe ky drejt rinovimit të kontratës, edhe pse zërat e fundit të merkatos e shihnin atë larg Milanos.

Më pas do ta ketë radhën merkatoja e transferimeve dhe emrat në listën e dëshirave të Interit nuk janë të paktë. Zikaltrit tashmë i kanë bërë 3 goditjet e para teksa siguruan shërbimin e De Vraj, Azamoah dhe Martinez. Ditët e fundit u fol për një interesim edhe të Strotman e për italianët Verdi, politano apo dhe Federiko Kieza

sfidanti.al