Ishin tre nga kampionët e mëdhenj të Interit të vitit 2010 që realizoi fitoren e trefishtë, pra Championsin, Serinë A dhe Kupën e Italisë, nën drejtimin e Zhoze Murinjos. Marko Materaci, Dejan Stankoviç dhe Kristian Kivu u bënë bashkë dhe shkuan në “San Siro” për të ndjekur ndeshjen e Kupës, Inter-Lacio. Nuk harruan, që ndërsa prisnin të niste takimi, të ngacmonin Juventusin që ishte eleminuar një ditë më parë, pas “mynxyrës” në fushën e Atalantës.
“Tripletë në “San Siro”, interistët e bëjnë më mirë”, ishte diçitura në foton e tyre të përbashkët. Gjithsesi, ata nuk e kishin parashikuar se vetë Interi i tyre, skuadra e sotme, do t’i “tradhëtonte” dhe ngacmimi ndaj Juves do të kthehej gati në bumerang. Zikaltërit u eleminuan pas gjuajtjes së penalltive, pra nuk mund ta fitojnë tripletën.
Sfidanti.al