Si mund ta fitojë Bajerni titulli, kur Nojeri pëson gola?!

Natyrisht, nuk është vetëm pyetje apo kritikë për të. Manuel Nojer nuk është përgjegjësi i vetëm për golat e pësuar nga Bajerni, por gjithsesi, kur kundërshtari shënon, i pari që të vjen ndërmend është portieri, sidomos kur ai quhet Nojer. Pra çfarë po ndodh me portierin e madh të një skuadre të madhe?

Sezonet e kaluara, aftësia e tij për të mbajtur rrjetën të paprekur ishte një garanci dhe një tipar dallues i titujve të fituar radhazi. Në sezonin e parë (2011-2012) pati 17 ndeshje pa pësuar në Bundesligë, dhe pastaj me radhë 18, 15, 20, 21, 14 (ky i fundit, duke luajtur vetëm 26 ndeshje për shkak dëmtimi).

Këtë herë, Nojeri ka vetëm 6 takime pa u ndëshkuar me gol, dhe flasim gjithnjë për Bundesligën. Në dy ndeshjet e para të vitit ka pësuar gol, ndonëse ato janë fituar, por diferenca me Dortmundin mbetet 6 pikë. Shpresohet që kjo të ndryshojë ndaj Leverkusenit, dhe Leon Gorecka thotë mirë se “kur Nojeri mban shifrën 0, ne ndihemi më mirë, dhe shqetësohemi më pak se mund të pësojmë gol”.

Sfidanti.al