Sekrete galaktikesh ? Te Reali i Madridit organizohen “darka të fshehta”?!

Me qëllim që të forcohet fryma kolektive në Realin e Madridit, klubi ka nisur të organizojë “darka të fshehta” në një nga restorantët e kryeqytetit spanjoll, zbulon gazeta e njohur “Marka”, sipas së cilës, në darka të tilla lejohen të marrin pjesë vetëm futbollistët pa gratë ose mikeshat e tyre dhe se darka e parë e këtij lloji u zhvillua në restorantin “BiBo” që është në pronësi të kuzhinierit të njohur Dani Garsia.
Në këtë darkë, sipas gazetës së mësipërme, atmosfera ishte e shkëlqyer dhe në të morën pjesë të gjithë lojtarët, me përjashtim të Garet Bejlit, Kejlor Navasit dhe Toni Krosit.
Reali i Madridit në ndeshjen e fundit arriti fitoren e katërt radhazi që, në fakt, është një arritje e mirë për këtë ekip që gjatë këtij sezonit ecën sipas stilit “ftohtë-ngrohtë”.
Sfidanti.al