Tifozët e Liverpulit blejnë bileta 1400 sterlina për ndeshjen e ..titullit!

Tifozët e Liverpulit janë të bindur se këtë sezon ata do ta fitojnë titullin e kampionit të Premier Ligës, sepse ekipi po luan shkëlqyeshëm. “Të kuqtë” e kanë fituar për herë të fundit kampionatin elitar anglez para 29 vitesh.
Liverpuli, tani për tani, ndodhet katër pikë para Siti me 23 ndeshje të zhvilluara, ndërkohë që “klubi qytetar” ka një ndeshje më shumë dhe bëri një hap të gabuar, pasi u mund 2-1 nga Njukaslli në ndeshjen e së martës së fundit.
Deri në fund të Premier Ligës kanë mbetur edhe 15 raunde, por tifozët e Liverpulit janë të bindur se Liverpuli do të dalë sivjet kampion dhe po blejnë bileta për ndeshjen e fundit të kampionatit që do të zhvillohet më 12 maj, kur ai do të luajë kundër Uollverjemptonit. Çmimet e biletave kanë arritur deri në “stratosferë”. Faqja e internetit www.livefootballtickets.com që tani për tani ka në dispozicion 208 bileta, ofron një biletë me çmime që fillojnë nga 1400 deri 5950 sterlina në varësi të vendit në tribunat e stadiumit.
Sfidanti.al