Juventus nuk heq dorë nga dëshira e tij për të sjellë në Torino, Marselon. Zonjë e Vjetër e kërkon prej kohësh mbrojtësin e Realit të Madridit dhe po mendon të nisë ofensivën për të blerë kartonin e futbollistit. mësiohet se drejtuesit e kampionëve të Italisë do të dërgojnë në zyrat e presidentit të Realit të Madridit, florentino Perez ofertën për marselon që sipas ‘tuttosport;’ kap shifrën e 45 milionë Eurove.
Përsa i përket Marselos, gjithnjë sipas ‘Tuttosport’, Juventusi po përgatit për të një kontratë me pagë 12 milionë Euro në sezon që do ta bënte atë futbollistin e dytë më të paguyar te klubi torinez pas Kristiano Ronaldos. marselo ka me Realin e madridit një kontratë që skadon në vitin 2022, por braziliani disa herë është shprehur se dëshiron të ndryshojë ambient dhe Juventusi duket opsioni ideal për të. për më tëpër te Zonja e Vjetër ai do të bashkohej me mikun e tij Kristiano Ronaldo.
sfidanti.al