Finalja e Super Bowl; sfida ku marketingu jep një mesazh social

Spotet publicitare marrin një vlerë të madhe në një finale të Super Bowlit. Nuk bën përjashtim sfida e këtij viti me Nju Ingland Patriots dhe Los Anxheles Rems që do të luhet në Mercedes Benz Stadium të Atlantës. Por këtë radhë duket se spotet publicitare qëdo të shfaqen gjatë kësaj ndeshjeje kanë edhe një mesazh social dhe që ka të bëjë me gjininë femërore.

Mesa duket cdo spot do të ketë një mesazh që lë të nënkuptosh fuqizimin e femrës dhe synimin për të bërë akoma më të fortë zërin për të marrë në dorë fatin e tyre. Sarah Xhesika Parker, Zoe Kravits apo edhe Serena Uilliams janë disa prej personaliteteve më të njohura të artit dhe sportit botë që janë bërë protagoniste të këtyre spoteve që morën shkas nga fushata #MeToo për të hedhur idenë e dhënies së një mesazhi të tilllë.

Finalja e Super Bowlit është evenimenti më i ndjekur në SHBA. janë 100 milionë tifozë që e shohin këtë ndeshje të rëndësishme të National Football League në shkallë vendi. Përsa i përket marketingut, një spot prej 30 sekondash kushton plot 5 milionë dollarë.

sfidanti.al