Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, pohoi se ai është i zhgënjyer nga barazimi i fundit (1-1) në Premier Ligë me Lester Sitin, duke humbur kështu një mundësi mjaft të mirë që ta rriste deri në shtatë pikë epërsinë ndaj Mançester Sitit të vendit të dytë. Të martën e fundit, Siti pësoi papritur një humbje nga Nukaslli në “Sent Xhejms Park”, kështu që pritej që “të kuqtë” ta shfrytëzonin rastin që ta rrisnin largësinë nga klubi “qytetar”, por nuk qe e thënë dhe tani diferenca mes dy ekipeve është pesë pikë.
“Ne duhet ta pranojmë rezultatin (1-1) që nuk përbën ndonjë problem të madh. Ne asnjëherë nuk kemi thënë se do t’i mundim të gjithë në Premier Ligë. Ne, në fund të fundit, fituam një pikë, nuk është ajo që donim, por, sidoqoftë, ne nuk mbetëm pa gjë”, tha trajneri gjerman i Liverpulit mbas ndeshjes më Lesterin, duke shtuar se “tani ekipi ka disa ditë kohë që të përgatitet për ndeshjen me Uest Hemin, ndërsa më pas me Bornmauthin. Ne nuk numërojmë pikët e njërit apo të tjetrit, ne luajmë që të fitojmë”.
Sfidanti.al