Nejmar nuk i shpëton gjyqit; do t’u përgjigjet akuzave për mashtrim e korrupsion

Nejmar Xhunior nuk i shpëton procesit gjyqësor. Audiencia Nacional në Spanjë hodhi poshtë apelin e bërë ngë futbollisti për akuzat për mashtrim e korrupsion të kryer gjatë transferimit të tij nga Santos te Barcelonës, kështu që ai u detyrua të kthehet në Spanjë pasi do t’i duhet të shfaqet në gjykatën e madridit për t’iu përgjigjur këtyre akuzave.

Fillimisht shifra e raportuar e blerjes së Nejmar nga ana e Barcelonës ishte 57.7 milionë Euro. por me kalimin e kohës dhe me zbulimin e dokumentave të reja, ky transferim doli që ishte akoma më i kushtueshëm. kjo bëri që në Spanjë të hapet një proces penal me një sërë të pandehurisht. Në bankën e të akuzuarve janë Nejmar e prindërit e tij, kompania e zotëruar nga familja e brazilianit, vetë Barcelona dhe ish presidenti Rosel e presidenti aktual bartomeu, Santosi dhe zv/presidenti i tij Odilio Rodriges. Ndërkaq, në aspektin sportiv, nejmar do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 10 javë për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë që është i njëjti i pësuar 1 vit më parë.

sfidanti.al