Të kuptohemi, jo e sezonit në përgjithësi, sepse Monako ia ka dalë disa herë, edhe pse shumë pak. Sidoqoftë, suksesi 2-1 ndaj Tuluzës ishte i pari në shtëpi për gjithë edicionin. Nuk dihet nëse ky është një rekord negativ, por për Sesk Fabregasin kjo nuk ka asnjë rëndësi. Mesfushori spanjoll shënoi golin e parë për skuadrën e Principatës, që ishte edhe ai i fitores, dhe ndoshta ëndrra për të mbijetuar në Ligën 1 mund të realizohet.
Fabregas tregoi se erdhi tek Monako, së pari për shkak të Tieri Henrisë, trajnerit që u shkarkua, dhe që kishte qenë shok skuadre me të, tek Arsenali. Gjithsesi, rikthimi i ish-trajnerit Leonardo Zhardim mund të jetë diçka e mirë. Trajneri portugez ndihmoi Monakon të shpallej kampione dy sezone më parë dhe të kualifikohej deri në gjysmëfinale të Championsit, edhe pse ajo skuadër kishte yje si Mbape, Bernardo Silva e të tjerë.
Sot, Monako është hija e vetvetes, por askush nuk mund ta ndihmojë më shumë sesa Zhardimi, ai që e njeh më mirë. Kuptohet, bashkë me Fabregasin apo Falkaon, si lojtarët me më shumë përvojë. Monako ka 18 pikë, duke qenë në vendin e tretë nga fundi, pozicion që të shpëton.
Sfidanti.al