Juventusinjoftoi zyrtarisht se ai do t’i japë fund bashkëpunimit me trajnerin e deritanishëm, Masimo Alegri, në fund të këtij sezoni. Ky vendim, në fakt, e befasoi opinionin publik sportiv, duke pasur parasysh rezultatet mjaft pozitive që kishte arritur Juventusi nën drejtimin e Alegrit: 11 trofe të fituar gjatë pesë sezoneve dhe kualifikim dy herë në finale të Ligës së Kampioneve.
Por, sikurse duket, ekzistojnë mospërputhje qëndrimesh mes Masimos dhe kryesisë së klubit “bardhezi”, kështu që puna shkoi deri në ndërprerjen e bashkëpunimit një vit para skadimit të kontratës aktuale.
Komentin e vet të shkurtër për situatën e krijuar te Juvja bëri edhe legjenda e futbollit italian, Marçelo Lipi:“Ka epoka fantastike që fillojnë, por edhe që mbarojnë. Unë i kam përjetuar vetë gjëra të tilla”, tha Lipi që ka pasur periudha të mira te Juventusi gjatë viteve 1994-1999 dhe 2001-2004.
Sfidanti.al