Të premten lajmi i ditës ishte largimi i Masimiliano Alegrit nga pankina e Juventusit. Kjo vë në lëvizje Zonjën e Vjetër për gjetjen e zëvenësuesit të teknikut livornez dhe një prej emrave që është përmendur së fundmi është ai i Pep Guardiolës. Por ky i fundit vendosi të shuajë menjëherë të gjithë këto zëra duke konfirmuar qëndrimin e tij te kampionët e Anglisë.
‘Sa herë duhet t’jua them? Nuk shkoj te Juventusi, nuk shkoj në Itali-tha Guardiola-Jam shumë mirë këtu, nuk do të shkoj asgjëkundi. Sezonin e ardhshëm do të jem në stolin e Mancester Sitit e kam thënë shumë herë. Jam shumë i kënaqur me punën në këtë klub, me këta futbollistë. Sot ndihem kështu, por futbolli ndryshon shumë. Sezoni i ardhshëm mund të jetë shumë i vështirë, por do të jem trajner i mancester Sitit’.
Ndërkaq në orët e fundit në ambientet e Juventusit përvec Deshamps, Pocetinos apo Kontes, po përmenden të tjera kandidatura për të marrë drejtimin e skuadrës ku spikasin emrat e Simone Inxagit apo edhe Sinisha Mihaljovic.
sfidanti.al