Të jesh i lumtur, por edhe i preokuptuar pas një fitoreje të tillë. Ja që kështu është Vinçenco Montela, trajneri më i vlerësuar i momentit në Itali. Skuadra e tij, Milani i rinisë dhe talentit, mundi kampionen Juventus, por “Aeroplanino” i shikon të dyja anët e medaljes. “Jam shumë i kënaqur që fituam, – tha ai, – isha i ndërgjegjshëm se ndaj Juventusit do të vuanim jo pak, dhe kështu ndodhi, ndërsa loja më pëlqeu me copa. Gjithsesi, kampionati ynë fillon tani”.
Përse Milani e nis tani Serinë A, sipas trajnerit të tij? “Pas një ndeshjeje të tillë, pas fitores me kampionët gjithkush do të hyjë në fushë me më shumë vlerësim ndaj nesh, – u shpreh Montela, – kundërshtarët do të luajnë më fort, do të presin më shumë nga Milani, dhe presioni mbi ne do të jetë më i madh”. i pyetur për talentin 18-vjeçar që i dha fitoren, drejtuesi i stolit i ra drejt duke thënë se “Lokateli është një talent i paracaktuar nga fati, por suksesi në futboll nuk vjen vetëm me talent”.
B. Kuka