Leonardo u tradhëtua nga Ibra apo Milani i vogël për suedezin !

Humbja e shansit të madh që iu dha Kutrones në fund të ndeshjes kundër Torinos, e la Milanin pa tri pikë, kështu që tifozët kuqezi u mërzitën shumë edhe një herë tjetër. Në këto kushte, drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, e pa të arsyeshme që të dilte në publik dhe të bënte të ditur planet përforcuese të klubit rosoner për sezonin dimëror (janar) të transferimeve.
Kohët e fundit është spekuluar shumë për ardhjen e futbollistit suedez, Zllatan Ibrahimoviç, në “San Siro”, por tani Leonardo i përgënjeshtroi këto spekulime, duke bërë të ditur se Ibra ka rënë dakord që të vazhdojë të luajë me ekipin amerikan, LA Galaksi, dhe se ai nuk do të vijë të Milani. Sidoqoftë, ai përmendi mundësinë e ardhjes në ekip të mesfushorit spanjoll të Çelsit, Cesk Fabregas.
“Ibrahimoviçi nuk do të vijë. Ai i ka dhënë fjalën klubit LA Galaksi se do ta vazhdojë kontratën. Kthimi i tij do të ishte një histori e bukur, por punët kështu qëndrojnë. Sa i përket Fabregasit, ne kemi marrë në konsideratë mundësinë e ardhjes së tij te neve, por ende ne nuk jemi përfshirë me të gjitha forcat për sjelljen e tij. Akoma jemi në fazën se çfarë kushtesh ne mund t’i ofrojmë atij”, tha Leonardo.
Sfidanti.al