Mesut Ozili e ka humbur vendin e tij në formacion, qëkur në krye të Arsenalit erdhi trajneri spanjoll, Unai Emeri, që mendon se ky lojtar ia ngadalëson lojën ekipit. Momentalisht, në klub thonë se Ozili nuk po luan, për shkak të një dëmtimi, por ka edhe nga ata që thonë se ai është bërë i varur nga videlojrat dhe kështu Emeri nuk e ul atë as në stolin e rezervave.
Verën e fundit ky futbollist gjerman nënshkroi kontratë të re me klubin, duke e bërë atë futbollistin më të paguar tek Arsenali, por tani ky klub duket se e ka kuptuar gabimin dhe është gati që ta lëshojë atë, madje edhe me një çmim me skonto.
Sidoqoftë, problem nuk është çmimi i Ozilit, pasi ka shumë klube të mirë që janë gati ta blejnë atë, por problem është paga e tij e lartë dhe i vetmi klub që po interesohet tani për të, është Interi. Sidoqoftë, klubi italian nuk është gati që t’i ofrojë Mesutit ndonjë pagë të lartë, kështu që, nëse Ozili do të shpërngulet te Milani, atij do t’i duhet të pranojë një pagë më të ulët, në të kundërt do të vazhdojë “të ngrohë” stolin e rezervave të Arsenalit.
Sfidanti.al