Deri para pak kohësh gjithçka ishte e pritshme, dhe besohej se sulmuesi i Francës do të ndërronte “klimë”. Olivie Zhiru nuk kishte kohë loje në “Stemford Brixh”, dhe trajneri i kombëtares, Deshamp, e nxiste hapur të ikte nga Çelsi, por pikërisht në momentet e fundit gjendja u vështirësua. Bluve të Londrës iu dëmtua Tami Abraham dhe trajneri Lampard ndjeu nevojën për një sulmues … të cilin e kishte. Pra, Zhiru nuk duhej të largohej.
Nga ana tjetër, historitë e “dashurisë” së tij me klubet e tjerë, po ashtu ishin të çuditshëm. Fillimisht, ghithkush ishte i bindur se Zhiru do të shkonte tek Interi, pasi Konte dëshironte një sulmues. Më pas, u njoftua se 33-vjeçari kishte arritur në parim një akord me Lacion për kontratë 3.5 vjeçare (!!!). Së fundi, edhe Zhoze Murinjo hyri në lojë për ta marrë francezin tek Totenhemi. Ditën e fundit të “dritares së transferimeve”, Zhiru vendosi të kërcënonte edhe me bojkotimin e stërvitjes, mjaft që të largohet, sepse nuk i pëlqen që të qendrojë më tek Çelsi i Lampardit, ku vështirë se do të ketë shumë kohë për të luajtur.
Sfidanti.al