Konte paska thënë “Po”, do të marrë Milanin për ta ringjallur së “vdekuri”

Media italiane e bën pothuajse të sigurt se ish-trajneri i Çelsit Antonio Kontedo të jetë trajner i i ri i Milanit dhe caktimi i tij zyrtar në krye të “kuqezinjve” është vetëm çështje kohe. Gazetat më të njohura italiane, “Gazeta del Sport”, “Korriere delo Sport” dhe “Tutosport”, njoftojnë se Konte tanimë i ka thënë “Po” kryesisë së re të klubit të Milanit dhe se ai do të zëvendësojë Xhenaro Gatuzon në krye të Milanit, pronarët e rinj të të cilit i kanë ndërruar të gjithë drejtuesit e këtij këtij klubi, duke synuar që, gjatësezonit të ri, të konkurrojnë seriozisht për titull në Serinë A.
Pronarët e rinj, me këtë rast, synojnë të ulin në stolin e drejtimit një trajner të klasit botëror, si Antonio Konte, të cilit, sikurse shkruajnë gazetat e lartpërmendura, do t’i ofrohet një kontratë katërvjeçare, në bazë të së cilës ai do të marrë 6,5 milionë euro për sezon. Drejtori i ri sportiv i Milanit, Leonardo, sikurse thuhet, i ka mbyllur të gjithë detajet me Antonio Konten për ardhjen e tij në “San Siro”.
Sfidanti.al