Olimpico u bë skena e një derbi entuziazmant e plot emocione mes Lazios e Romës me skuadrat që kanë meritën që luftuan për të mos dalë duar bosh nga fusha e lojës. 1-1 ishte rezultati përfudimtar i kësaj ndeshjeje që nuk tregon gjithcka ndodhi në fushë me skuadrat që luajtën hapur pa menduar shumë për mbrojtjen; ato që flasin për lojën sulmuese të të dyja ekipeve ishin 6 shtyllat e goditura, 4 nga të cilat ishin për Lazion.
Ishte Roma ajo që kaloi në avantazh në këtë derbi spektakolar me Aleksandër Kolarov që shënoi në pjesën e parë nga pika e bardhë e 11 metërshit. lazio u përgjigj me Luis Albertion që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 59 të sfidës. Në 30 minutat e mbetura të ndeshjes nuk pati më ndryshime në rezultat dhe ky derbi i 173 mes Lazios e Romës duke marrë parasysh kampionatin dhe Kupën e Italisë u mbyll me një barazim në një sfidë që nëse Lazio apo Roma do ta fitonte nuk do të vidhnin asgjë.
sfidanti.al