Juventus, tjetër goditje falas? Mirror: Do marrë Eriksen verën e ardhshme

Kristian Eriksen nuk do të bashkohet me Realin e Madridit as këtë verë e as atë të vitit tjetër. Të paktën kjo është ajo publikon ‘Sunday Mirror’ sipas të cilit, mesfushori danez kontrata e të cilit me Tottenhamin skadon në vitin 2020 do të kalojë me parametra zero te Juventusi.

Futbollisti që nga muaji janar do të jetë i lirë të nisë bisedimet dhe të kalojë gratis te cilido ekip dhe zgjedhja e tij është pikërisht Zonja e Vjetër duke e injoruar në mënyrë përfundimtare opsionin e kalimit te Reali i Madridit.

Nga ana tjetër, Football.London bën të ditur se bisedimet e nisura mes Paris Sën Zhermenit dhe Totenhemit për Eriksen janë ndërprerë për motive financiare me francezët që nuk i përgjiogjeshin dot pretendimeve të londinezët dhe do ta bënin një ,lëvizje për Eriksen vetëm me paratë që do të siguronin nga shitja e Nejmar te Barcelona.

sfidanti.al