Van Dajk lojtari i vitit i UEFA? Rio Ferdinand nuk është aspak dakord

Këtë javë në Monako ndodhën shumë gjëra, por eventi më mediatik dhe që kishte vëmendjen më të madhe ishte shorti i fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve si dhe ceremonia e dorëzimit të Cmimit të Lojtarit më të mirë të Vitit të UEFA, që i shkoi mbrojtësit të Liverpulit, Virxhil Van Dajk.

Sigurisht ky cmim i entuziazmoi fansat e Van Dajk dhe mërziti jashtë mase ata që e kritikojnë dhe mes tyre është një emër shumë i njohur, Rio Ferdinand. Ish mbrojtësi i Mancester Junajtid që aktualisht është opinionist në BT Sport shpjegoi arsyet e dyshimeve të tij për dhënien e këtij cmimi Van Dajkut.

‘Nuk kam asnjë dyshim që sot për sot, Van Dajk është mbrojtësi më i mirë në planet, por… kur dikush shënon 50 gola në sezon sic bëri Messi ose fiton trofe në këtë sezon sic bëri Ronaldo duke marrë parasysh faktin që luajti në një kampionat tjetë, nuk mund të shohësh fitues të tjerë-tha Rio Ferdinand-unë vetë kam qenë mbrojtës dhe jam i lumtur që fitoi një mbrojtës, por kur dikush shënon 50 gola, jo kjo nuk mund të ndodhë’.

Por Rio Ferdinand jo vetëm që kritikon zgjedhjen e bërë nga juria, por edhë mundohet t’i justifikojë këto kritika.

‘Njerëzit thonë: Cfarë mërzie, fitojnë vetëm ata të dy-vijoi Ferdinand-por ata të dy po regjistrojnë statistika që nuk janë parë kurrë për 12 apo 15 vjet. Janë më të mirët. Messi e Ronaldo u penalizuan nga fakti që për disa njerëz me standardet që kanë, janë bërë të mërzitshëm’

Virxhil Van Dajk është një prej kandidatëve për të fituar edhe Topin e Artë. Kushedi se cfarë do të thotë Rio Ferdinand nëse holandezi do të marrë në duar edhe këtë trofe

sfidanti.al