Ka qenë i sinqertë që në fillim duke paralajmëruar që të mos e bënin këtë lëvizje. Koboli Xhili (Cobolli Gigli), ish-president i Juventusit në vitet 2006-2009, deklaroi sërish se marrja e Kristiano Ronaldos kishte qenë një gabim i klubit. “Një lojtar i madh, por nuk ia nxjerr dot paratë, – thotë ai, – e kam thënë që në fillim dhe kështu ndodhi. Më e mira do të jetë që Ronaldo të largohet dhe Dibala të rinovojë, por kam frikë se në kaq pak ditë që kanë mbetur vështirë që të largohet”. Ish-presidenti thotë se trajneri Alegri ka detyrë që ta aktivizojë “me pikatore” portugezin sepse “sulmi luan i bashkuar kur ai nuk është në fushë, ndërsa mund të jetë i rëndësishëm si zëvendësues siç ndodhi në Udine”.
Sfidanti.al