Kapelo i jep zemër Dibalës: Për mua je si Saviçeviçi!

Në Itali po shkruajnë e po flasin për “gëzimin e humbur”, “la Joya perduta”, por për Paulo Dibalën ka edhe fjalë të mira. Ish-trajneri i Milanit dhe i Juventusit, Fabio Kapelo (përveçse dy herë kampion i Spanjës me Realin), bën një përkufizim të veçantë për talentin argjentinas. “Dibala është një lojtar i klasit superior, – tha ai, – por duhet që të jetë në 100 për qind të formës, ndryshe nuk ia del. Për mua është si Dejan Saviçeviç”. Ky i fundit, një malazez prej “floriri” erdhi tek Milani nga Crvena Zvezda në 1991, dhe Silvio Berluskoni, në takimin e parë mes tyre në fushën e stërvitjes i tha: “Ti je ai gjeniu?” i tillë ishte Saviçeviçi dhe Dibala mund të bëhet po kështu, sipas Kapelos.

Sfidanti.al