Në verën e vitit 2013, ai ishte i tërhequr nga një filozofi tjetër, por sidomos nga një mundësi që nuk të vjen gjithnjë në jetë. Mario Gëce la Borusian e Dortmundit për të shkuar aty ku duhet të shkojnë që të gjithë yjet e futbollit gjerman, tek Bajerni i Mynihut, veçse ëndrra nuk u kthye në realitetin e shpresuar. “Shkova atje sepse doja të mësoja filozofinë e Guardiolës, – shprehet sot Gëce, – por mendoj se u ndava shpejt nga Jurgen Klopi. Ai ishte një person shumë i rëndësishëm për mua, dhe jemi miq edhe sot e kësaj dite”.
Gëce shënoi 36 gola e shërbeu 24 asistë në 114 ndeshje për Bajernin, jo keq, por vitet e fundit doli nga forma dhe nuk ishte titullar. Ai po shkëlqen më në fund në Holandë me PSV Ajndhovenin, duke shpresuar të kthehet në një ligë të madhe, dhe ndoshta ndjen se nëse do të kishte qendruar pak më gjatë me Klopin tek Dortmundi, gjërat do të kishin shkuar më mirë.
Sfidanti.al