Juventusi po fiton një pasuri të tërë nga bluzat e Ronaldos

Juventusi realizoi një transferim të shkëlqyer, duke siguruar angazhimin e Kristiano Ronaldos në radhët e veta, mbasi pagoi për të “vetëm” 105 milionë euro, ndërkohë që nga ardhja e tij klubi torinez po fiton para të madhe.
Të dhënat zyetare lidhur me fitimet që janë siguruar nga shitja e bluzave të Ronaldos vetëm gjatë 24 orëve të para, tregojnë qartë se çfarë marketingu fantastik po bën Juventisi me këtë rast.

Vetëm brenda një dite, klubi torinez fitoi rreth 50 milionë euro nga shitja e bluzave me emrin e Ronaldos, ndërkohë që kjo shifër po rritet çdo ditë në mënyrë të konsiderueshme. Ronaldos i është vënë një pagë prej 30 milionë eurosh në vit te Juvja, por me siguri që ky klub gjigant italian do t’i nxjerrë shumë më tepër paratë e shpenzuara.

Sfidanti.al