Deshamp e shpërfilli, Dembele do ta dhurojë premion për një xhami!

Pjesëtari i përfaqësueses së Francës, Osman Dembele, premion që ai fitoi në kampionatin botëror, në të cilin përfaqësuesja franceze doli kampione bote, do ta dhurojë për ndërtimin e një xhamie. Dembele që verën e kaluar nga Borusia e Dortmundit kaloi te Barcelona, është lindur në Francë, por prindërit e tij e kanë origjinën nga Afrika.
“Gazeta delo Sport” shkruan se Dembele ka vendosur që premion e tij ta dhurojë për ndërtimin e një xhamie në Mauritani, nga ku e ka origjinën e ëma e tij.
Sfidanti.al