Liverpuli, shumë shpejt, do të behet me një tandem (dyshe) kroat, duke qenë se Beshiktashi turk pranoi që ta shesë mbrojtësin kroat, Domogoj Vida, pjesëtar i përfaqësueses kroate, në “Enfield Roud”, njfton media turke.
Për Vidan që luajti shkëlqyeshëm në kampionatin botëror të Rusisë, krahas Liverpulit dhe Atletikos së Madridit, u interesuan edhe Evertoni dhe Uest Hemi, por media turke bën të ditur se Beshiktashi ka pranuar çmimin prej 22 milionë eurosh që është gati të paguajë Liverpuli dhe, momentalisht, Vida po bisedon me klubin e “të kuqve” për kushtet personale.
Thuhet se trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, bëri gjithçka për blerjen e Vidas që është stoper, por që luan mjaft mirë edhe në pozicionin e mbrojtësit të majtë. Vida erdhi në Stamboll si lojtar i lirë nga Dinamo e Kievit. Me Liverpulin, sikurse dihet, luan edhe mbrojtësi kroat tjetër, Dejan Lovren.
Sfidanti.al