Dy ndalime Sarit si “mirëseardhje” te Çelsi, s’ka tuta, por kostum..anglez!

Mauricio Sari do të debutojë në sezonin e ri të Premer Ligës, duke drejtuar një nga klubet më të njohur anglezë, Çelsin, por si “mirëseardhje” atij iu bën të ditur dy ndalime nga kryesia e klubit të tij të ri, njofton media angleze.
Dihet se në Itali Sari i drejtonte ndeshjet i veshur me veshje sportive, kurse, sikurse thuhet, klubi i ka bërë të ditur trajnerit italian se në ndeshjet e Premier Ligës ai do të duhet të vesh rroba më “elegante”. Paraardhësi i tij, Antonio Konte, vishte kostum në të gjitha ndeshjet, me përjashtim të ndeshjeve të Kupës së Ligës, kështu që Sarit do t’i duhet që të vazhdojë me të njëjtin stil.
Ndalimi i dytë do ta prekë më shumë Sarin, pasi ai ka të bëjë me duhanin, pra, me cigarët që Mauricio Sari e ka zakon që t’i pijë në pauzën mes dy pjesëve të ndeshjes. Sipas medias, Sari pinte cigare që të ulte nervozizmin në dhomën e zhveshjes, por tani atij do t’i ndalohet “terapia me nikotinë”, ndërkohë që ai do të jetë në mjediset e stadiumeve.
Sfidanti.al