Shtohet lista e ekipeve pretendente per sherbimin e Milinkoviç-Saviç. Deri tani per mesfushorin e Lazios kane shfaqur interes Juventusi dhe Mançester Junajtid, por ne oret e fundit ka hyre ne gare me prepotence edhe Paris Sen Zhermen.
Sipas asaj qe publikohet te e perditshmja ‘L’Equipe’, Paris Sen Zhermenit i duhet te plotesoje vendin e lene bosh nga Tiago Mota dhe Milinkoviç-Saviç ndonese me karakteristika te ndryshme pelqehet shume nga trajneri Tuhel. Problemi ne kete pike qendron te rregulli i Fair Play Financiar.
Nje situate e tille e ben presidentin e Lazios Lotito qe te ferkoje duart pasi per talentin serb projektohet nje ankand i vertete ku mendohet te kalohet pragu i 100 milione Eurove.
Sfidanti.al