Shtohen hallet per Mino Raiolen. Agjenti i Mario Balotelit, Pogbase, Donarumes eshte vene nen hetimet e Federates Italiane te Futbollit per deklaratat e forta te leshuara per faktin qe Mario Baloteli ne muajin mars nuk u grumbullua ne Kombetaren Italiane.
‘Kemi nje Federate qe ta shpif, e dobet dhe qe nuk e ka idene se çfare ben. Duhet te gjejme fillimisht nje Drejtor Sportiv e me pas te bejme nje plan teknik-ishte shprehur Raiola qe nga ama tjeter duket se ka probleme edhe me organet fiskale holandeze.
Keto te fundit kane ngritur dyshime per rezidencen fiskale te Raioles dhe si pasoje edhe per pagesen e detyrimeve tatimore duke qene se agjenti banon ne Monako dhe ka nje kompani me seli ne Irlande. Ne Holande tashme autoritetet kane nisur punen per verifikimet e duhura ne lidhje me kete çeshtje dhe periudha e cila eshte vene ne lenten e organeve fiskale holandeze eshte 2014-2017. Por jo vetem kaq, organet tatimore i kane kerkuar Guardia Di Finanzas qe te marre ne zoterim edhe kontratat qe Raiola ka nenshkruar me Milanin.
Sfidanti.al