Rafael Nadal e nisi furishem turneun Masters te Romes. Tenisti spanjoll shkaterroi ne ndeshjen e raundit te dyte boshnjakun Xhumur me rezultatin 2-0. Numri 2 i botes qe vinte ne kete ndeshje pas eliminimit ne Turneun Masters te Madridit nga Dominik Tim nuk e zgjati shume kete ndeshje duke i fituar setet 6-1; 6-0 ne vetem 1 ore loje.
Por surprizen ne kete dite te Turneut Masters te Romes e shkaktoi pikerisht Fabio Fonjini duke entuzizamuar tifozet italiane te pranishem teksa eliminoi pikerisht Dominik Tim 2-1. Fonjini arriti te fitoje setin e pare 6-4, por austriaku iu kunderpergjigj dhe barazoi gjithçka duke fituar te dytin 6-1. Ne setin final, Fonjinu u shfaq gati perfekt dhe arriti te fitoje kete fraksion 6-3 duke prere bileten per ne 1/8 e finaleve ne Foro Italico.
Sfidanti.al