Ka dashuri qe nuk harrohen lehte. Ndonjehere ndodh edhe qe te kthehen. Keshtu mund te pershkruhet ajo qe po perflitet shume per Alvaro Moraten dhe Juventusin. Sipas te perditshmes spanjolle ‘El Mundo Deportivo’, Juventus ka nisur punen per te kthyer me Torino sulmuesin spanjoll nga Çelsi ne fund te sezonit.
Gjithnje sipas ‘El Mundo Deportivo’, Morata, ne rast se do te ndodhe kthimi i tij te bardhezinjte, do te marre vendin e Mario Manxhukiç i cili duket se eshte gjithnje e me prane largimit nga bardhezinjte.
Rikthimi i mundshem i Morates te Juventusi do te mirepritej jo vetem nga tifozet, por edhe nga vete lojtaret e klubit bardhezi. Sipas ‘El Mundo’, Paulo Dibala eshte gati te prese serish krahehapur ish shokun e tij te skuadres. Per me teper vete Morata ashtu sikurse dhe bashkeshortja e tij Aliçe nuk e kane fshehur kurre admirimin per Italine, Torinon e Juventusin.
Sfidanti.al