Polemikat Markez-Rosi, Agostini shfajeson spanjollin

Xhakomo Agostini shfajeson Mark Markez pas incidentit me Valentino Rosin ne garen e Argjentines qe rindezi tensionet mes 2 piloteve.  ‘Mund te polemizojme gjithe jeten, por nuk eshte e drejte sepse sporti yne eshte i tille-tha 15 here kampioni i botes ne MotoGP-spanjolli nuk duhet te skualifikohet, u ndeshkua gjate gares. Nese per çdo rast do te kete skualifikime atehere te mos bejme me gara dhe te rrine te gjithe ne shtepi’.

Agostini i del kunder edhe vete Rosit qe tha se Markez synon te godase ne kembe rivalet gjate gares.

‘Nuk eshte e vertete ajo qe tha Rosi se Markes synon te godase kembet e rivaleve-vijoi Agostini-tani te gjithe jane nervoze dhe po e teprojne. Ajo qe ndodhi dje mes Markez dhe Rosit u ka ndodhur te gjitheve, mua, Rosit edhe ne kete gare mes Zarkose dhe Pedrozes’.

Per 75 vjeçarin motoçiklizmi eshte nje sport ku kontaktet nuk mund te evitohen gjatr gjithe kohes. ‘Eshte e veshtire te parashikosh mire parakalimet dhe kjo vlen per te gjithe-tha Agostini-kujtoj Ianonen kur rrezoi Doviciozon duhej skualifikuar po ne kete menyre askush nuk do te garonte me’.

I pyetur per ndjesen e Markes ndaj Rosit e refuzuar nga ky i fundit, Agostini tha: ‘Jane momente te veshtira ne fund te gares adrenalina eshte ende ne maksimum. Markez mund te kishte pritur te pakten 20 minuta mbase qetesoheshin ujerat, por nese nuk shkon menjehere te kerkosh ndjese te tjeret thone ‘ja nuk shkoi te kerkoje falje’. Eshte situate e veshtire. Mire do te ishte qe kontakte te tilla te evitoheshin, por nuk mund t’i anulojme. Perndryshe gjysma e piloteve te Moto3, Moto2, MotoGP nuk do te garonin’.

Sfidanti.al