Juventus, Kielini: Liga e Kampioneve, obsesion për ne? Jo, është një objektiv madhor.

‘Liga e Kampioneve nuk është një obsesion-këto janë fjalët e para të Xhorxho Kielinit  për vititn 2018. Mbrojtësi I Juventusit ka dhënë një intervistë për Sky dhe Premium Sport ku foli për objektivat e skuadrës së tij për këtë vit të ri.

‘Objektivi ynë që të fitojmë titullin kampion të Italisë, Kupën e Italisë,po ashtu edhe Ligën e kampionve-sigurisht nuk janë objektiva të lehtë për t’u arritur, por jo të pamundur. Liga e Kampioneve një obsesion? Absolutisht jo.Është një objektiv i madh për t’u ndjekur me gëzim e entuziazëm. E kemi potencialin. Jemi një skuadër që mund t’i shkojmë në fund gjithckaje,por duhet të bazohemi në fakte sic ka ndodhur këto muaj’.

Futbollistët e Juventusit pas fitores të së shtunës me Veronën nuk morën pushime për të festuar Vitin e Ri, por vijuan punën në Vinovo pasi të mërkurën i pret një tjetër ndeshje ajo  e Kupës  së Italisë me Torinon

Sfidanti.al