Juventus-Alegri arrihet akordi; do te vijoje bashkepunimi

Masimiliano Alegri do te jetoje sezonin e peste te Juventusi me 2018/19. Ky eshte perfundimi i dale nga takimi i trajnerit livornez me drejtuesit e Zonjes se Vjeter, nje takim qe zgjati 3 ore.

Por ne kete takim perveçse zgjatjes se bashkepunimit me Alegrin u diskutua edhe per merkaton e transferimeve dhe per objektivat ne kete aspekt per te perforcuar skuadren per te tentuar serish fitoren ne Ligen e Kampioneve.

Bufon, Lihshtajner e Azamoah jane tashme te larguar dhe ka gjasa qe shembullin e tyre ta ndjekin edhe Manxhukiç e Markizio, nderkohe qe ne Torino pritet ardhja e Emre Xhan qe do te firmose kontraten e tij pas finales ne Ligen e Kampioneve si dhe ajo e Pjaces nga Shalke ku u dha ne forme huazimi. Po keshtu te bardhezinjte do te vijne edhe Kaldara e Spinacola.

Nderkaq te Juventusi po punohet edhe me çeshtjen e rinovimeve ku ne krye te listes eshte Xhorxho Kielini qe do te jete kapiteni i ri i skuadres. Qendermbrojtesit do t’i ofrohet nje kontrate e re qe skadon ne vitin 2020. Edhe Barxali pritet te rinovoje me bardhezinjte, por vetem per 1 sezon me Alegrin qe kerkoi ta mbaje per rendesine qe ka ai ne skuader.

Sfidanti.al