Spanja nuk do të ketë në radhët e saj as Alvaro Moratën e as Serxhi Roberton në Botërorin e Rusisë. Trajneri Hulen Lopetegi preferoi që të lërë jashtë skuadre sulmuesin e Çelsit dhe mesfushorin e Barcelonës që herë pas here luan edhe si mbrojtës i djathtë. Po kështu janë lënë jashtë edhe Markos Alonso dhe Vitolo ndërkohë që janë preferuar Odriozola e Monreal si dhe Diego Kosta, Aspas e Rodrigo.
Në listën e të grumbulluarve të Lopetegit të bie në sy dominimi i Realit të Madridit që përfaqësohet nga 6 futbollistë kundrejt 4 të Barcelonës dhe 3 të Atletikos së Madridit.
‘La Roja’ do të nisë përgatitjet e saj në Las Rozas në 26 maj dhe do të zhvillojë 2 ndeshje miqësore; atë me Zvicrën dhe Tunizinë. Botërorin e Rusisë, Spanja do ta nisë me derbin iberik me kampionët e Evropës së Portugalisë në 15 qershor. më pas atë e pret ndeshja me iranin në 20 qershor dhe në fund do të luajë me Marokun në 25 qershor.
sfidanti.al